Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka pasur një reflektim, duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të ri.

Mullhaxha-Kollçaku në Click të RTV21, tha LDK-ja së paku të qëndrojë në sallë kur zgjedhet presidenti i Kosovës, pasi sipas saj, në këtë mënyrë ata japin sinjale për ish-votuesit e tyre se ata kanë vullnet të ndryshojnë dhe reflektojnë për të mirë./21Media