Kolona e tankeve ruse u shkatërrua nga forcat ukrainase

Janë shfaqur pamjet që tregojnë tanke ruse duke u shkatërruar në një breshëri zjarri të artilerisë ukrainase.
Pamjet duket se janë marrë nga një dron në një qytet në veri-lindje të kryeqytetit ukrainas të Kievit.
Videoja dyshohet se shoqëron një bisedë mes një oficeri rus, i cili e identifikoi veten me emrin e koduar Nitro, duke raportuar pritën tek eprorët e tij.
Ai raporton se “ka shumë viktima” dhe se “komandanti i regjimentit ka vdekur” gjatë sulmit, transmeton rtv21.tv.
Kolona ishte në shënjestër të “artilerisë, tankeve, dronëve dhe Bayraktar (një dron i prodhuar nga Turqia)”, shton ai./21Media

Back to top button