Prishtina në karantinë nga sot

Prishtina në karantinë nga sot

Komuna e Prishtinës nga sot do të vendoset në karantinë, pas konfirmimit të 27 rasteve të reja në këtë komunë, duke e çuar numrin në 47. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që ndodhen jashtë kryeqytetit, se kanë mundësi të kthehen deri sot në ora 17:00. Kjo ka shkaktuar kolona në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova./21Media