Mëngjesin e sotëm kolona të gjata janë parë në magjistralen Fushë Kosova -Prishtinë

Mëngjesin e sotëm kolona të gjata janë parë në magjistralen Fushë Kosova -Prishtinë

Komuna  e Prishtinës që nga e shtuna në mbrëmje është futur në karantinë, Por, në mëngjesin e sotëm kolona të gjata janë parë në magjistralen Fushë Kosova -Prishtinë.

Nga atje në një lidhje direkte në porgramin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” ishte gazetari  Abaz Krasniqi, i cili tregoi se interesimi i qytetarëve për të hyrë në Prishtinë është më i madh se sa për të dalur.

Ai gjithashtu tregoi se veturat që po hyjnë në Prishtinë po kontrollohen nga Policia e Kosovës. /21Media