Nuk shihej kufiri e as fundi kolonës me vetura që prisnin në pikën kufitare në Bllacë.

Kjo sepse sot kufiri Maqedoni e Veriut-Kosovë u hapë pa kufizime për qytetarët e të dyja anëve.

E si duket edhe dita e sotme e cila ishte ditë jo punë për vendin tonë, mundësoi që shumë qytetarë të niseshin për Kosovë.

Hapjes së kufirit, siç duket më së shumti iu gëzuan familjarët që kishin mbetur të ndarë për muaj të tërë.

U gëzuam se e mora rejën e mora mbesën. Jemi duke pritur bukur gjatë. Për fëmijët është pa më vështir por e falënderojmë zotin që e arritëm këtë. Afër 3 muaj nuk e kam parë. Nuk kemi mund të shkojmë për shkak se ishim frikë dhe pak kishim kujdes sepse me kujdes do ta kalojmë edhe këtë me emër të Zotit”, tha një qyetar.

Shihe të jenë kufijtë e hapur është shumë më mirë por tash koha e pandemisë e bën të vetën. Jo nuk shkojmë për kafe. Bashkëshortja është prej Ferizaj dhe po shkon tek familja e saj”, tha një qytetar tjetër.

E disa të tjerë po kalonin kufirin vetëm për një kafe në Prishtinë.

E kemi pritur me padurim hapjen e kufijve. Sepse jemi bllokuar duke ndenjur gjithë ditën në shtëpi kjo është për neve si një zog kur është i mbyllur në kafaz e kur del prej kafazi. Për çka po shkoni në Kosovë? Veç për qejf, veç për kafe”, u shpreh një qytetar.

U gëzuam pak. Po dal për tu shëtitur. Për kafe po shkoni? Po. Sa kohë po prisnin këtu. Tani gjysëm ore”, shtoi një tjetër qytetar.

Kurse një qytetarë ishte nisur për Kosovë për ta përcjellë familjarin për në Zvicër.

TV21: A u gëzuat që u hap kufiri?

Qytetar: “Hiq, aspak”.

Tv21: Përse?

Qytetar: “Po shiko kolonat e gjata. Kemi dalë tani 1 orë për ta dërguar zotëriun për Zvicër”.

Para se të hapej kufiri pa PCR disa herë nga autoritetet shëndetësore u theksua kalimi i kufirit të bëhet vetëm për gjëra të nevojshme dhe të domosdoshme. Apel të tillë bëri edhe komandanti i Stacionit Policorë në Bllacë.

Mundemi të konstatojmë se sot është ditë jo pune në shtetin tonë dhe qytetarët tanë janë më shumë në lëvizje dhe kanë vendosur ta vizitojnë shtetin fqinjë. Edhe në vendimin e Qeverisë është e para parë një pikë që lëvizjet të jenë vetëm të domosdoshme. Ne apelojmë deri tek qytetarët të cilët e kanë të domosdoshme të lëvizin, të lëvizin nëpër pika kufitare por nëse nuk e kanë të domosdoshme mos të keqpërdorin këtë vendim, sepse kemi raste të veçantë kur me të vërtetë kanë qytetarët për shëndet dhe gjëra të tjera të lëvizin”, deklaroi Besim Asani – Komandant i Stacionit Policor – Bllacë.

Ndërsa sot në Kosovë kafen e piu edhe zv/ministri i shëndetësisë Ilir Hasani, i cili postoi një foto në Facebook bashkë me homologun e tij kosovar Armend Zemaj.

Përndryshe qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa PCR test më të vjetër se 48 orë nuk do të mund të udhëtojnë për në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, por për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut lënë hapur opsionin për kthimin e testeve PCR nëse vërehet rritje të rasteve me të infektuar./TV21