Kryeministri Avdullah Hoti sot priti në takim njoftues Atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Stephen Rose, me ç’rast nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së.

Në anën tjetër, Koloneli Rose duke e vlerësuar kryeministrin Hoti për mirëpritjen, ndër të tjera, tha se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok./21Media