Kolshi: Kushtetuesja nuk duhet të shihet si mekanizëm debllokues

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se është gabim i partive politike që ta shohin Gjykatën Kushtetuese si adresën e vetme për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve politike për çështjen e presidentit të ri. Melos Kolshi nga ky institut vlerëson se çelësi kryesor është te partitë politike për të gjetur një marrëveshje për një kandidat konsensual.
“Ne si IKD vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të shihet si një mekanizëm debllokues i problemeve që i kanë subjektet politike ndërmjet vete, në rastet kur nuk gjejnë vullnet për një marrëveshje të përbashkët politike. Gjykata Kushtetuese duhet të vijë në konsideratë në momentin kur nuk kemi një qartësim të plotë kushtetues dhe juridik.”/RTV21