Kombëtarja e Kosovës në hendboll përballet sonte me Bosnjë-Hercegovinën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, do të zbresë sonte në fushë për përballjen e rëndësishme ndaj Kombëtares të Bosnjë-Hercegovinës, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Botërorin 2027.
Ndeshja do të zhvillohet në Tuzla, me fillim nga ora 20:00 dhe pritet të jetë një sfidë e fortë për të dyja përfaqësueset që synojnë start pozitiv në këtë fazë të garës.
Kosova hyn në këtë duel e motivuar dhe me synim të qartë për të siguruar rezultat pozitiv, përballë një kundërshtari cilësor si Bosnjë-Hercegovina.
Kjo përballje konsiderohet tejet e rëndësishme për rrjedhën e kualifikimeve, pasi çdo pikë në këtë fazë mund të jetë vendimtare, në garën për një vend në Botërorin 2027.
Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë, ndërsa shtabi teknik i udhëhequr nga përzgjedhësi Jesper Ostlund është i kënaqur me punën që po e bëjnë lojtarët.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet menjëherë të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.