Kombëtarja e Kosovës në karate do të marrë pjesë në Karate 1 Premier Ligën, e cila prej nesër (e premte) deri më 2 maj do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Kosova përfaqësohet me karateistët Herolind Nishevci (+84 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Adelina Rama (-61 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg), ndërsa ekipi udhëhiqet nga trajneri Isak Curri.

Gara është e vlefshme për pikë olimpike Tokio 2020.

Ndarjen e drejtësisë në Lisbonë 2021 do ta bëjë edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Ardian Muhadri.