Kombëtarja e Kosovës për femra, mëson shortin për Evropian
24 Nëntor 2017
Talentet kosovare nuk do të kenë një punë të lehtë në fazën e grupeve
Talentet kosovare nuk do të kenë një punë të lehtë në fazën e grupeve
Kombëtarja e Kosovës U-19 në futboll për femra ka mësuar shortin për EURO 2019.
Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019 në konkurrencën e femrave për grupmoshën U-19, që do të mbahet në Skoci.
Vashat tona do të luajnë me Gjermaninë, Irlandën e Veriut dhe Estoninë.
Në hedhjen e shortit në Nyon, ishte edhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, znj. Vjollca Krasniqi, njëherit përgjegjëse për futbollin e femrave në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Faza kualifikuese e këtij grupi do të zhvillohet në Irlandën e Veriut prej 1 deri më 9 tetor, 2018. Dy skuadrat e para në grupe dhe dy më të mirat e pozitave të treta do t’i bashkohen Spanjës dhe Francës në fazën elite të kualifikimeve, të cilat do të zhvillohen në pranverën e vitit 2019./21Media