Kombëtarja e Shqipërisë në futboll kualifikohet në Kampionatin Evropian

(Lajm i përditësuar)
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Sonte në Moldavi, kuqezinjtë morën pikën që u duhej për ta siguruar paraqitjen në “Gjermania 2024”. Moldavia e Shqipëria barazuan 1:1 dhe ky rezultat i mjafton Shqipërisë për t’i kualifikuar për herë të dytë në ngjarjen e madhe të futbollit.
Moldavia barazon rezultatin kundër Shqipërisë
Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Zimbru”, ku po luhet ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë.
Moldavia ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Kombëtares së Shqipërisë.
Golin e barazimit për Moldavinë e shënoi Vladislav Baboglo në minutën e 87’.
Rezultati momental, 1:1.
Cikalleshi e afron Shqipërinë në Euro 2024, i shënon Moldavisë
Është shënuar goli i parë i ndeshjes në stadiumin “Zimbru”, ku po luhet dueli mes Moldavisë e Shqipërisë.
Kombëtarja e Shqipëisë ësjtë një hap më afër Evropianit Euro 2024, pasi ka kaluar në epërsi prej 1:0 kundër Moldavisë.
Golin e epërsisë për Shqipërinë e shënoi Sokol Cikalleshi nga penalltia në minutën e 25’ të ndeshjes.