Bobby Ball, aktori i komedisë Cannon & Ball, ka vdekur në moshën 76 vjeç, ka konfirmuar menaxheri i tij, shkruan BBC.

Aktori raportohet se ishte i infektuar me COVID-19.

Ball ishte një prej dyshes së fashme të komedisë me mikun dhe kolegun e tij për një kohë të gjatë, Tommy Cannon.

Ai gjithashtu luajti në disa komedi të ndryshme duke përfshirë “Not Going Out”, “Last of the Summer Wine”, “Benidorm dhe Heartbeat”, e të tjera.

Në një telegram ngushëllimi, Cannon tha: “Miku im i mirë, nuk mund ta besoj këtë, jam shkatërruar”.

Këngëtarë e artistë të njohur kanë shkruar telegrame ngushëllimi drejtuar familjes së komedianit.