Sot në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Gjatë vizitës, komisionari do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.

Ai do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Ndërsa, do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25, në ndërtesën e Qeverisë.