Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Leyen ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Andrej Plenkoviq lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e tërmeti shkatërrimtar në Kroaci.

“Një tjetër tërmet i fortë goditi Kroacinë, i dyti brenda dy ditësh. Unë fola me kryeministrin Plenkoviq. Ne jemi gati të ndihmojmë. I kërkova komisionarit Evropian për Situatat e Krizave, Janez Lenarçiq, të udhëtojë në Kroaci sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ajo në Twitter.

Një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot zonën e Petrinjes dhe u ndje në të gjithë Kroacinë duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Dy persona deri më tash është konfirmuar se kanë vdekur, ndërsa ka edhe shumë të lënduar, sipas mediave kroate. /21Media