Pasi autoritetet e Polonisë dhe Holandës raportuan se ishin furnizuar me maska mbrojtëse mjekësore nga Brukseli, që nuk përputheshin me standardet evropiane të cilësisë, Komisioni Evropian ndaloi shpërndarjen e të gjithë kontingjentit prej dhjetë milionë maska të blera për të ndihmuar vendet anëtare në luftën kundër COVID-19.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se kishte dorëzuar dërgesën e parë prej 1.5 milionë maskave mbrojtëse për 17 vendet anëtare dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pas kësaj, ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumowski tha se
600 mijë mjetet e marra nga autoritetet polake nuk kishin çertifikata evropiane dhe dështuan t’i zbatonin standardet mjekësore të kërkuara për shpërndarjen e tyre.

“Vendosëm që të ndalojmë shpërndarjen e maskave në të ardhmen. Do ta shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim nëse me të vertetë ka probleme me cilësinë e maskave”, deklaroi zëdhënësi i shëndetësisë i komisionit, Stefan De Keersmaecker.

Shtoi se edhe Holanda e ka identifikuar të njejtin problem.