Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, po ka “telashe”, me kuorumin.

Gjatë intervistimit të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, anëtarët e komisionit Shkumbin Gashi, Doruntinë Maloku, Fidan Rekaliu lëshuan sallën ku po mbahet mbledhja.

Dhe numri i atyre që po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë nuk e bën numrin e nevojshëm për vazhdimin e intervistimit.

Në mungesë kuorumi kryetari i komisionit, Hajrulla Çeku e mbylli komisionin.

Intervistimi i Shatrit do të caktohet në një mbledhje të radhës brenda shtatë ditësh.