Komisioni Hetimor, Haliti: Po të isha në Vetëvendosje do të thoja…

Dyshimet për opozitën janë shumë të mëdha, që mund të ketë diçka që i ka penguar ta bëjnë Komisionin Hetimor për energjinë.
Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në Argument Plus të RTV21.
Haliti tha se është dakord që të themelohet Komisioni.
“Gjithçka çka është e ligjshme, gjithçka çka ka të bëjnë me buxhetin e shtetit, me prokurime dhe mundësitë për keqpërdorime, edhe privatizimet pse jo, do të duhej me u bë një hetim”, tha Haliti.
Sipas tij, nëse ky hetim nuk prodhon diçka, atëherë të paktën do të pastrohet skena politike në vend.
Ai beson se në seancat tjera të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje do të reflektojë.
“Unë po të isha në Vetëvendosje do të thoja po, e bëjmë komisionin”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Tutje, Haliti tregoi se përse është çuditur me opozitën./21Media

Back to top button