Komisioni Parlamentar pёr siguri publike viziton Drejtorinë Rajonale tё Policisё Pejё

Sot gjatë ditës Drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala me bashkёpunёtor ka pritur nё njё vizitё zyrtare, kryetarin e Komisionit Parlamentar pёr siguri publike, Bekё Berisha me bashkëpunëtor.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se Kolonel Shala, fillimisht mysafirët i falënderoj pёr vizitën, gjithashtu i njoftoj pёr gjendjen e sigurisë nё Rajonin e Pejës.

“Në kёtё takim pune u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë”, thuhet në komunikatë për media./21Media

Back to top button