Komisioni për Buxhet kërkon ndryshimin e disa amendamenteve te Projektligji i pandemisë

 

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, i kryesuar nga kryetari Hekuran Murati, është mbledhur sot për të shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe amendamenteve të propozuara nga Komisioni Funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Komisioni, pas diskutimeve të amendamenteve të propozuara edhe me përfaqësues nga Ministria e Financave, i rekomandoi Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale t’i ndryshojë disa nga to, ndërsa për një amendament rekomandoi që të fshihet tërësisht.

Kështu Komisioni për Buxhet dhe Transfere rekomandoi që të fshihet tërësisht amendamenti 24, përkatësisht neni 21 ku bëhet fjalë për procedurat e veçanta të prokurimit në projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Back to top button