Komisioni për Integrim Evropian ka miratoi sot rishikimin e buxhetit.

“Komisioni për Integrim Evropia sot, në një mbledhje elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetarit Ismet Beqiri, ka shqyrtuar Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Rishikimi i buxhetit dështoi të kalonte në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve për shkak të kuorumit, ndërsa është paraparë të shqyrtohet edhe në Komisionin për Legjislacion./21Media