Komisioni për Legjislacion miraton në parim dy projektligje(Video)

1 min read

Sallahu: Përmes këtij projektligji shtetasit e BE-së kanë të drejtë të kenë prona në Kosovë.-Tahiri: Rëndësi t’i kushtohet prejardhjes së pasurisë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar në parim Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj. Dy projektligjet u mbështetën nga pozita dhe opozita, teksa u konsideruan të rëndësishme për sistemin juridik të vendit. Ndërkohë, komisioni nuk mbështeti raportin me amendamente për Projektligjin për rishikimin e buxhet./21Media