Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur, sot në një konferëncë për media ka njoftuar për punën që është bërë gjatë vitit 2020.

Kryesuesi i komisionit, Ramë Manaj ka thënë se pandemia e ka stagnuar edhe punën e komisionit.

Ai ka bërë të ditur se sivjet në Kosovë janë zhvilluar gërmime në 9 lokacione, kurse një në Serbi, në varrezën e Kizhevakut.

“Kizhevaku është lokacioni i 5 ku janë gjetur mbetje mortore. Në Kosovë këtë vit kemi pasur gërmime në 9 vende të cilat kanë rezultuar me 11 mbetje trupash”, ka thënë Manaj.

Ai ka shtuar se kanë pritur që BE-ja të shtojë presionin më të madh ndaj Serbisë për t’i nxjerr informacionet.

Kurse, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se pas këtyre gërmimeve do të vazhdojnë më gërmime të tjera në stinën e pranverës./21Media