Xhudo prin në të gjitha kategorizimet

Xhudo prin në të gjitha kategorizimet

Komiteti Olimpik i Kosovës sot mbajti një  konferenc për media, në të cilën ka publikuar rezultatet e federatave sportive të Kosovës, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2018.

Nga gjithsej 31 federata,  të cilat kishin aplikuar për kategorizim, 29 prej tyre janë kategorizuar në katër grupe, A, B,C,D, kurse dy tjera kanë mbetur jashtë kategorizimit për disa arsye.

Nga Federatat e Sportit prin ajo e xhudos, sikurse edhe te sportistët prin Majlinda Kelmendi me gjithësej 100 pikë .

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani është shprehur se viti 2018 është viti i dytë që është duke u bërë kategorizimi në sportin kosovar dhe kjo ka pasur ndikim që sporti të ketë përparime.

“Mund t’iu themi se çdo herë jemi duke përparuar dhe në këtë drejtim pas një pune jashtëzakonisht intensive sot do të dalim me kategorizime…Konsideroj se është një standard jashtëzakonisht i lartë që e rregullon dhe këtë çështje dhe besoj se na radhitë në mesin e shteteve të avancuara në kuptimin e ndarjes të mjeteve financiare,” ka thënë Hasani.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj është deklaruar se gjatë këtij vlerësimi kanë pasur disa vështirësi, për arsyen se secili dokumentacion është dashur në mënyrë të detajuar të kontrollohet.

“Kësaj radhe kanë aplikuar 31 federata në total për kategorizim prej tyre 29 janë të kategorizua kurse 2 kanë mbetur jashtë kategorizimit…Janë gjithsej 6 Federata që kanë hyrë në grupin e parë apo në grupin A , 13 federatat në grupin B, 6 në grupin C dhe 4 janë të kanë mbetur në grupin D”, ka thënë, Haxhijaj.

Ndër të tjera, Haxhijaj ka shpjeguar edhe arsyet se pse dy prej federatave nuk kanë arritur të kkategorizohen.

“Federata a Badmingtonit posa është themeluar në tre mujorin e fundit të vitit 2018 ajo ka pasur vetëm një aktivitet, mirëpo kategorizimi i sportit bëhet për gjithë vitin kalendarik dhe komisioni ka vendosur që përderisa nuk e ka një vit të plotë aty të aktivitetit federata nuk mundet me u kategorizua, kjo është njëra prej arsyeve dhe arsyeja tjetër është se Federtat e Badmingtonit ende nuk ka licencë nga ministria e Sportit”, ka deklaruar Haxhijaj.

Për këto dy federata, Haxhijaj ka theksuar se kanë nxjerr një rekomandim që ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këto dy federata të ndajë 10 mijë euro për secilën.

Federatat që u kategorizuan janë ajo e xhudos e cila u vlerësua me 86,20 pikë, e karatesë me 86 pikë, pastaj ajo e futbollit, basketbollit, hendbollit dhe volejbollit.

Te sportistët është Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova , Herolind Nixhevci, Donjeta Sadiku. Kurse, trajneri Kuka pasuar nga Shqipe Zogiani me 55 pikë, dhe Nazmi Gashi me 10 pikë. /21Media