Kompanisë i rritet produktiviteti me orarin 4 ditë pune në javë

Një kompani teknologjike në Kaliforni prezantoi një javë pune katër-ditore duke thënë se është rritur produktiviteti i saj pas këtij vendimi.
Zhvilluesi i tregtisë elektronike me bazë në San Francisko pilotoi programin vjeshtën e kaluar dhe rezultatet ishin jashtëzakonisht pozitive, tha themeluesi dhe CEO Ryan Breslow.
“Unë nuk mund ta imagjinoja drejtimin e një kompanie në ndonjë mënyrë tjetër,” tha ai.
Ai shtoi se produktiviteti është rritur, puna është përmirësuar dhe punonjësit janë të lumtur.
Një sondazh i bërë në fund të periudhës provuese tremujore zbuloi se 94% e punëtorëve dhe 91% e menaxherëve donin që programi të vazhdonte.
Përveç kësaj, 84% e punonjësve thanë se kanë qenë më produktivë dhe 86% thanë se kanë qenë më efikas me kohën e tyre. Ndërkohë, 84% panë një përmirësim në balancën e tyre punë-jetë.
Ideja nuk është të marrësh domosdoshmërisht më shumë orë pune, por të punosh në mënyrë më efikase, transmeton rtv21.tv.
“Shumë kompani operojnë me shumë punë teatrore, gjë që është që njerëzit kujdesen më shumë për pamjen e punës sesa për punën aktuale”, vuri në dukje ai.
Kompania Bolt, e cila ka 550 punonjës me kohë të plotë, është një nga pak kompanitë në SHBA që kanë kaluar në javën e shkurtuar të punës.

Deri më tani, 30 kompani në SHBA dhe Kanada janë regjistruar për provat e koordinuara gjashtëmujore të këtij viti, të cilat fokusohen në më pak orë pune për të njëjtën pagesë. Programet pilot do të lansohen gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Zelandën e Re./21Media

Back to top button