Kompleks Memorial për 1370 fëmijët e vrarë në luftë
Pllana: Është planifikuar të bëhet në shenjë të 20 vjetorit të çlirmit
Kompleks memorial, për vrasjen e 1370 fëmijëve, martirë të Kosovës në vitet 1981-1999 është planifikuar të finalizohet më 20 nëntor të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve thotë bartësi i këtij projekti, Nusret Pllana.
Pati edhe një takim mes tij dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e përkrahu iniciativën e projektit po sipas Pllanës nuk pati diçka konkrekte nga ai. Ndërsa, kryetari i KMDLNJ shprehet se më mirë do të ishte të ndërtohej një Qendër Memoriale në nderim të të gjithë viktimave./21Media