Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian ka vlerësuar bashkëpunimin në lëmin e arsimit, në mes të komunës së Drenasit dhe landit Baden- Würtemberg.

Këtë vlerësim Parlamenti e ka bërë në rrjetin social twitter, ku në veçanti shprehet falënderim për kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbajti edhe një fjalë rasti, në takimin online.

Pas kësaj Lladrovci përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur i mirënjohës për këtë gjë si dhe është zotuar se Komuna e Drenasit do të vazhdojë bashkëpunimin me shkollat e Baden-Würtemberg./21Media

Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!

Lajm i mirë dhe vlerësim nga…

Posted by Ramiz Lladrovci on Thursday, November 26, 2020