Komuna e Malishevës i reason Ministrisë

Komuna e Malishevës i reason Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë, sot publikoi furnizimet që i ka bërë në Komunën e Malishevës. Megjithatë kjo e fundit po thotë se këto furnizime nuk kanë mjaftuar as për gjashtë ditë.

“Pa dashur të hyjmë në polemikë, por për të kërkuar furnizime, na detyruan edhe neve si komunë që ta sqarojmë opinion publik, por edhe ministrinë me një shembull të thjeshtë, 890 maska të dërguara, mjaftojnë vetëm për 6 ditë për personelin e QKMF-së.”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

Sipas kumtesës në QKMF të  Malishevës, janë gjithsejtë 144 punëtor shëndetësor, të cilët përballen çdo ditë me rrezikun e pandemisë COVID-19.

“Nga furnizimet të cilat më në fund i bëri publike edhe ministria, nga data 11 mars, e deri më sot, në furnizimet e saj ka sjellë gjithsejtë 890 maska mbrojtëse, e nëse kjo pjesëtohet me numrin e personelit që punon 24 orë në ditë, ky furnizim është i mjaftueshëm vetëm për 6.1 ditë. A është kjo e mjaftueshme, le ta vlerëson vet ministria! Nga data 11 mars, e deri më sot, janë 17 ditë, ndërsa maska mbrojtëse janë sjellë vetëm për 6 ditë.”, thuhet tutje në komunikatë./21Media