Kuvendi i Komunës së Malishevës e ka miratuar një kërkesë urgjente drejtuar KOSTT-it, për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për Komunën e Malishevës, pasi në kohë të fundit, Malisheva është duke u përballuar me reduktime të rrymës.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, unanimisht e kanë miratuar këtë kërkesë në adresë të KOSTT-it.

“Anëtarët e Kuvendit Komunal në Malishevë, pa dallime politike kërkojnë një zëri që të merren masa urgjente në tejkalimin e kësaj gjendje sa i përket furnzimit të rregullt me energji elektrike, duke kuptuar mundësit e juaja të kufizuara kërkojmë ndonjë mundësi për një kohë kalimtare deri ne fnunksionalizimin e sistemit 220 kV i cili është në procedurë funksionalzimi i këtij sistemi për Komunën e Malishevës. Nëpërmjet kësaj kërkesë kërkojme nga ju, marrjen e masave të menjëhershme për tejkalimin e kësaj gjendje të padurushme, për ndryshe jemi të detyruar për marrjen e masave të tjera deri në realizimine kërkesave tona për furnizim të rregullt me energji elektrike”.

KK i Malishevës me kërkesë urgjente për KOSTT për marrjen e masave për furnizim me energji elektrike

Malishevë, 25…

Posted by Komuna Malishevë on Friday, 25 December 2020

 

Radiotelevizionit 21 para disa ditëve ka raportuar për problemet që Komuna e Malishevës ka me furnizimin me energji elektrike./21Media