Komuna e Malishevës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se sot në këtë komunë nuk është konfirmuar asnjë rast me Covid-19.

Ata thonë se në komunikatën e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është ngatërruar vendbanimi i një pacienti, që është regjistruar nga Malisheva, sepse i njëjti është nga një fshat i një komune tjetër fqinje me Malishevën.

Konfirmimi i kësaj ngatërrese është bërë nga familja e pacientit të prekur, të cilët kanë deklaruar se janë nga një fshat i një komune fqinje me Komunën e Malishevës. Megjithatë, Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, edhe sonte, ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për mbajtje të maskave mbrojtëse dhe masat tjera, me qëllim të luftimit të përhapjes së virusit“, thuhet në komunikatën e Komunës./21Media