Komuna e Mitrovicës suspendoi nga puna mësuesin që sulmoi gruan e tij

 

Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit me thikë të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, Kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një postimi në “Facebook”.

“Rasti i ndodhur ka qenë mjaft shqetësues për qytetarët e Mitrovicës, me theks të veçantë edhe për kryetarin Bahtiri i cili e ka vlerësuar si një akt shumë të ulët dhe jo njerëzor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar.

“Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, shtoi Bahtiri./21Media

Back to top button