Komuna e Podujevës do ta ndihmojë financiarisht 12 vjeçaren që u therë me thikë në Ferizaj
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi njoftoi se në QKUK ka vizituar vajzat të cilat u therën me thikë para dy ditësh në Ferizaj.
Bulliqi tha se vajzat janë nga Podujeva dhe janë nga komuniteti ashkali. Ai u zotua se komuna do të ofrojë ndihmë financiare për familjen.
“Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intezive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva.
Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë!
Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, shkroi Bulliqi në Facebook./21Media