Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës, ka organizuar Ceremoninë e Laureatëve 2020, ku u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit të kaluar.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha si dhe mysafirë nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht drejtoria për sport atje e po ashtu i ftuar si mysafir ishte edhe ish- futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gjergj Muzaka.

Me këtë rast, çmimet i ndara ishin si më poshtë:

Çmimi për “Përfaqësim të Prishtinës” i takoi trajnerit Gazmend Haliti

Çmimi Special për Vepër Jetësore shkoi për:

Ali Pllana

Bajram Neziri

Ejup Mehmeti

Muhamet Rama

Rsim Thaçi

Ruzhdi Mustafa

Sadik Krasniqi

Shefqet Thaçi

Me mirënjohje post-mortum u nderuan:

Shefqet Sinani

Shaban Demiri

Shaqir Shaqiri

Rexhep Shehu

Emin Dushullovci

Veton Kajtazi

Muharrem Bulliqi

Çmimi për Veteranët:

Fadil Krasniqi -shigjetar

Valbona Morina -karateiste

Bedri Sadiku – shahist

Çmimi “Punëtori Sportiv”

Fatos Dili – nga Klubi i Futsallit Mabetex Prishtina

Çmimi “Gjyqtari më i mirë” i vitit 2020 i takoi Latif Demollit

Çmimi “Trajneri i Vitit 2020” iu nda trajnerit Armend Dallku, ish trajner i FC Prishtina

Çmimi “Klubi më i mirë” në konkutencln e meshkujve e fitoi FC Prishtina.

Nga konkurenca e femra këtë çmim e mori klubi i basketbollit M-Technologie.

Ndërsa top-10 sportistët më të mirë të vitit 2020 u shpallën:

10. Albion Ymeri

9. Oltion Beshiri

8. Auron Syla

7. Era Shatri

6. Shpëtim Bajoku

5. Jeton Rukovci

4. Amela Llugaliu

3. Donjeta Sadiku

2. Armend Thaçi (sportisti më i mirë i vitit 2020) dhe

1. Albulena Gërvalla ( sportistja më e mirë e vitit 2020).