Shujtat do të shërbehen prej orës 12:00

Shujtat do të shërbehen prej orës 12:00

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes, shujtat do të shërbehen prej orës 12:00 në dy lokacionet, Tophane e Aktash.

Komuna rikujton që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale e të gjithëve që shërbehen me këto shujta.

“Shëndet për të gjithë dhe ju faleminderit për mirëkuptimin. Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë”, thuhet në njoftim./21Media