Komuna e Prishtinës ka reaguar pas  arrestimit inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, i cili ka kërkuar ryshfet nga një firmë ndërtimi për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve.

Në reagim thuhet se Komuna distancohet nga veprimet e paligjshme të çdo punëtori.

“Nga mediat morëm vesh që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje. Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat. Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!”, thuhet në njoftim

Në anën tjetër sipas policisë inspektori dyshohet se ka kryer veprat penale: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, i njëjti me akt-vendim për ndalim të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media