Komuna e Prizrenit ka njoftuar se drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik është duke planifikuar dhe analizuar mundësitë për fillimin e një pilot projekti në fshatin Struzhë, i cili do të konsistojë në krijimin e mundësive të zhvillimit turistik dhe eko-turizmit, ku parashihet të investohet në rehabilitimin dhe vënien në funksion të një numri të shtëpive të vjetra të fshatit, të murosura me gurë natyral, të cilat pastaj parashihet të shndërrohen në bujtina për turistët si vendor po ashtu edhe ndërkombëtar.

Si pikë e dytë e këtij projekti parashihet krijimi i një muzeu etnologjik, ku do të ekspozohen eksponatet që janë në dispozicion aktualisht në atë fshat, dhe ato që mund të gjenden në vazhdimësi.

“Qëllim primar dhe kryesor i projektit është zhvillimi ekonomik i zonës në fjalë, zhvillimi i turizmit malor dhe pasurimi i ofertave turistike në kuadër të Komunës së Prizrenit”, në postimin e  Komunës së Prizrenit në Facebook./21Media

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik është duke planifikuar dhe analizuar mundësitë për fillimin e një pilot…

Posted by Komuna e Prizrenit on Friday, 21 August 2020