Letër drejtuar Bislimit

Letër drejtuar Bislimit

Me anë të një letre, Asociacioni i Komunave të Kosovës i është drejtuar minisitrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, lidhur me mundësinë e marrjes së masave për mosaplikimin e kamatë-vonesës dhe gjobës për tatimin e papaguar në kohë të këtij viti tatimor, përgjatë gjithë vitit 2020.

Sipas komunave, kjo situatë kërkon vlerësim të kujdesshëm nga ana e MFT-ja edhe për sa i përket detyrimeve të tatimit në pronë, në mënyrë që të merren masa e të minimizohen sa më shumë të jetë e mundur pasojat e krizës për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Ne jemi të vetëdijshëm se për shkak të ngadalësimit të punës së PTK – së po edhe të Komunave ku punohet me staf të reduktuar, kufizimit të lëvizjes së qytetarëve etj., shpërndarja e faturave të tatimit në pronë, këtë vit tatimor, do të marrë më shumë kohë. Faturat mund mos arrijnë në kohë te një pjesë e madhe e tatimpaguesve, çka paraqet një pengesë reale për përmbushjen në kohë të detyrimeve, nga ana e tatimpaguesve. Për më tepër, një pjesë e madhe e bizneseve janë detyruar të pezullojnë aktivitetin e tyre, e një pjesë e qytetarëve mund të kenë të ardhura më të pakta këtë vit. Si rezultat, një pjesë e konsiderueshme e tatimpaguesve do të gjenden në pamundësi objektive për shlyerjen e detyrimeve të tatimit në pronë brenda afateve të përcaktuara për ketë vit tatimor (30 Qershor dhe 30 Shtator), çka ka sjellë sipas ligjit aplikimin e kamatëvonesës dhe gjobës mbi tatimin e papaguar“, thuhet në letrën e AKK-së./21Media