Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 mijë e 245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultuan 159 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga Komuna Prishtinë 54 raste, Komuna Gjilan 34 raste, Komuna Fushë Kosovë 11 raste, Komuna Gjakovë 8 raste, Komuna Pejë 8 raste, Komuna Podujevë 7 raste, Komuna Ferizaj 6 raste, Komuna Prizren 5 raste, Komuna Rahovec 5 raste, Komuna Vushtrri 4 raste, Komuna Obiliq 3 raste, Komuna Skenderaj 3 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Lipjan 2 raste, Komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 422 raste nga 83 mijë e 923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Ndërsa janë shëruar 58 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 871./21Media