Sot në Kosovë janë konfrimuar 207 raste të reja me Covid-19, prej tyre 77 raste në Komunën e Prishtinës.

27 raste janë konfirmuar në Komunën e Gjilanit, ndërsa 22 në Komunën e Prizrenit.

Komuna Fushë Kosovë me 11 raste, Komuna Lipjan 9 raste, Komuna Gjakovë 8 raste, Komuna Skenderaj 7 raste, Komuna Pejë 5 raste, Komuna Rahovec 5 raste, Komuna Vushtrri 4 raste, Komuna Viti 4 raste, Komuna Klinë 4 raste, Komuna Kamenicë 4 raste, Komuna Mitrovicë 3 raste, Komuna Obiliq 3 raste, Komuna Podujevë 3 raste, Komuna Drenas 2 raste, Komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast Komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.

Numri total i rasteve pozitive është 4 mijë e 307 raste nga 26 mijë e 916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 95 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 118./21Media