​Koncert madhështor nga orkestrat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës, NATO-s e SHBA-së

Kncert bamirës për familjet e fëmijëve të lënduar në luftën në Ukrainës, është mbajtur sonte për herë të parë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nga orkestra e ushtrisë shqiptare, ajo e Kosovës, vendeve të NATO, si dhe SHBA.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale kishte njoftuar se në koncert do të performojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, banda e ushtrisë shqiptare, si dhe bandat e ushtrive të Kosovës, vendeve të NATO, si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.
Ndërkohë, sonte Rama ka publikuar edhe një video nga ky koncert madhështor.
Kjo është hera e parë që një aktivitet i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri. Mbështetës të këtij aktiviteti ishin Ministria e Kulturës, bashkia Tiranë dhe Ambasada e Ukrainës në Shqipëri./21Media

Back to top button