Konferencë për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina

Konferencë për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina në nivel real do të mbahet sot në Shkup

Qëllimi i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e sistemeve të integruara për menaxhim me mbeturina dhe promovim të politikave të BE-së dhe projekteve për mbeturina të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Konferenca është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja: “Përgatitje e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiar të vetë-qëndrueshëm për menaxhim me mbeturina në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit”.

Në hapje e konferencës, fjalime do të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe udhëheqësi i sektorit për infrastrukturë, bujqësi dhe politika sociale në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Mauro Di Veroli./21Media

Back to top button