Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit.

Meta është shprehur se beson të lufta e drejtë dhe heroike e UÇK-së, teksa ka shtuar se ky është një moment reflektimi dhe uniteti kombëtar.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën. Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, ka shkruar Meta në Facebook.

Hashim Thaçi sot pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Ai tha se nuk do të lejojë që para gjyqit të dal presidenti andaj për të mbrojtur integritetin e Kosovës duke respektuar miqtë ndërkombëtar “sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës”./21Media