Mes tyre një polic burgjesh dhe një infermiere

Mes tyre një polic burgjesh dhe një infermiere

Covid-19 zgjeron hartën në Shkodër. Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 6 raste pozitive, ku një prej tyre sipas burimeve është punonjës i policisë në burgun e Reçit.

Nga të prekurit, 1 rast është infermiere në Reanimacionin e Shkodrës, ndërkohë që rastet e tjera mendohet se janë nga familjare të të prekurve të tjerë.

Me rastet e reja numri i të infektuarve në Shkodër shkon në 77, vatra e dytë më e rrezikshme e pandemisë pas Tiranës./oranews