Shkon në 387 numri i përgjithshëm

Shkon në 387 numri i përgjithshëm

Edhe 10 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë nga gjithsej 137 mostra të testuara sot. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se sot janë shëruar edhe tre persona nga COVID-19 duke e cuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 66.

Nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e tetëdhjetë e shtatë (387) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media

TRE TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19!Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Dienstag, 14. April 2020