Muharremaj ka një kërkesë për qytetarët

Muharremaj ka një kërkesë për qytetarët

Në Komunën e Suharekës janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka bërë të ditur se nga 16 mostra që janë testuar, gjashtë prej tyre kanë dalë pozitiv.

Më tej Muharremaj u ka kërkuar qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Qeveria.

“Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covit-19. Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.”, shkroi Muharremaj në Facebook./21Media