Premier League zhvillon ditën e diele javën e fundit për këtë sezon. Chelsea, Leicester City dhe Manchester United po garojnë për dy bileta në Champions League, teksa Wolves dhe Tottenham për një vend në Europa League.

The Sun raporton se sezoni 2019/2020 do të nisë në datën 12 shtator. Gjatë muajve shtator dhe tetor do të luhet me një ndeshje në javë, teksa kalendari, që nuk është përcaktuar akoma, do të bëhet më i ngjeshur dhe plot ndeshje gjatë periudhës së Krishtlindjes, diçka normale në futbollin ishullor.