Kombëtarja e Kosovës U21 do të pasurohet me dy talentë që vijnë nga futbolli suedez.

Kombëtarja e Kosovës U21 do të pasurohet me dy talentë që vijnë nga futbolli suedez.

Bëhet fjalë për dyshen, Edi Sylisufaj dhe Lorik Ademi të cilët do ti bashkohen kombëtares së Rafet Prekazit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva.

Sojeva deklaroi se ata shumë shpejt do ti bashkohen Kosovës U21.

“Po, kur ti rregullojnë dokumentet pritet të bashkohen me kombëtaren U21 për vitin tjetër, do të thotë kualifikimet tjera me gjeneratën 2000 dhe 2001”, tha Sojeva.

20 vjeçari Sylisufaj ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për skuadrën e tij, duke qenë sulmuesi më i mirë i skuadrës, ndërsa 18 vjeçari Ademi, është paraqitur në pesë ndeshje.

Kjo dyshe e talentuar, do të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në ekipin e të rinjve të Kosovës./kp