Konfirmohet formacioni zyrtar i Shqipërisë

Pak më shumë se dy orë na ndajnë nga një nga ndeshjet më të mëdha të kombëtares së Shqipërisë.

Ajo do të luajë në gjysmëfinale të “play-offit” të Botërorit 2026 ndaj Polonisë, në Varshavë.

Për këtë takim, tashmë është zbuluar edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë, i vendosur nga Sylvinho, njofton “DigitAlb”.

Ndonëse u ftua dhe po kalon në formë të mirë, Ernest Muçi mbetet në stol, bashkë me Armando Brojën e Anis Mehmetin.

FORMACIONI I PLOTË:

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani; Bajrami, Laçi, Hoxha; Uzuni.

Back to top button