Minamoto do të udhëtojë drejt Liverpoolit

Minamoto do të udhëtojë drejt Liverpoolit

Takumi Minamoto do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli sot (e mërkurë) përpara transferimit të tij nga Red Bull Salzburg.

Para disa ditësh u raportua se Liverpooli fitoi konkurrencën e fortë për të siguruar shërbimet e japonezit, Minamoto.

Shifrat e marrëveshjes u raportuan rreth tetë milionë euro, pasi aq thuhet se ishte edhe klauzola e lojtarit në kontratë.

Sipas mediave angleze, Minamoto do të udhëtojë sot (e mërkurë) drejt Liverpoolit për t’i kryer testet mjekësore para transferimit.

Transferimi i sulmuesit anësor japonez pritet të fuqizohet me 1 janar atëherë edhe kur fillon zyrtarisht afati kalimtar dimëror.

Minamino ka shënuar nëntë gola dhe 11 asistime deri tani këtë sezon, ndërsa njëri gol ka ardhur pikërisht ndaj Reds në Ligën e Kampionëve.