Shoqata e Neonatologeve në Kosovë ka raportuar për rastin e parë me koronavirus te të porsalindurit.

Kjo u bë e ditur nga kryetarja e kësaj shoqate, Burbuqe Skenderi e cila ka bërë të ditur se gjendja e përgjithshme e foshnjës është stabile.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar Skenderi në Facebook.

Në Kosovë, deri sot janë rregjistruar 4.100 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 2063, kurse 86 kanë vdekur. /21Media