Ministri turk i shëndetësisë apel qytetarëve të mos udhëtojnë jashtë vendit

Ministri turk i shëndetësisë apel qytetarëve të mos udhëtojnë jashtë vendit

Turqia konfirmoi sot rastin e parë me koronavirus, bëri të ditur ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca. Sipas Kocas, i infektuari ishte kthyer nga Evropa këto ditë, transmeton 21Media

“Është izoluar tërësisht. Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë. Të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe ata që ishin në kontakt me të janë nën mbikëqyrje”, tha ai.

Koca gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve turq të mos udhëtojnë jashtë vendit dhe u kërkoi atyre që kthehen të vendosen vetë në karantinë për 14 ditë.

Turqia muajin e kaluar mbylli kufirin me Iranin, që ishte goditur fuqishëm nga virusi dhe anuloi të gjitha fluturimet.

Sipas OBSH-së, më shumë se 4 mijë persona kanë vdekur në gjithë botën dhe mbi 113 raste janë konfirmuar në 110 vende./21Media